Home Sport
Perisic: Do të luftojmë për të fituar Botërorin
Ivan Perisiç në përfundim të ndeshjes kundër Anglisë është shprehur se ëndërra është bërë realitet për të shkuar në një finale të Botërorit.

"Është e pamundur ta përshkruaj atë që mund të ndiej në këtë momente, sepse nuk më besohet sesi kanë kaluar kaq shpejt 20 vite. Nëse në 1998 isha vetëm një fëmijë i vogël dhe ëndërroja si tifoz që Kroacia e asaj kohe të luante një finale në Botërorin francez, tashmë do të kem unë mundësinë që të luaj një finale të tillë, pikërisht kundër Francës… Është një çmenduri, por sivjet do të jetë totalisht një histori tjetër", shprehet futbollisti i Interit.

"E dimë që ndoshta Franca do të vijë si favorite në këtë finale të Moskës, por ne do të jemi dyfish më të rrezikshëm, sepse nuk kemi asgjë për të humbur.

"Ashtu siç kemi treguar në këto tri ndeshje të fundit, ne kemi mposhtur jo vetëm rivalët që kemi pasur përballë, duke kaluar tri shtesa loje dhe dy ruleta penalltish, por kemi mposhtur lodhjen e madhe dhe kemi ende forca për të luftuar në këtë ndeshje, të cilën e kemi merituar dhe fituar duke derdhur shumë djersë në fushë. Ky grup ka karakter, ka cilësi, ka gjithçka që i nevojitet një skuadre të vërtetë për të realizuar ëndrrën dhe për të arritur te trofeu më i rëndësishëm, Kupa e Botës. Kjo Kroaci e meriton, ka ardhur deri këtu e shtyrë jo vetëm nga një grup prej 23 lojtarësh, por nga një komb i tërë, i cili do të ketë mundësinë të na mbështesë edhe në natën më të bukur të futbollit tonë. Ne do të luftojmë për t’i bërë të gjithë të lumtur", përfundoi Perisiç.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
UEFA hap përsëri hetimet për shpenzimet marramendëse të PSG
Modric: Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë shokëve të ekipit tim
"Modric është një fenomen"
Luka Modric shkatërron dinastinë 10-vjeçare të Messit dhe Ronaldos
Bale me urim special për Modric pas çmimit "TheBest" (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media