Home Sport
Historia prekëse e Modrić, serbët i vranë gjyshin
Kroacia arrti të shkruaj histori mbrëmjen e djeshme me atë fitore kundër Anglisë.

Për këtë përballje tablodi anglez "The Guardian" u ka kushtuar edhe një shkrim kroatëve ku ndër të tjera veçohet historia prekëse e Luka Modriç dhe Mario Mandzukic.

Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta që e përjetoi në vitet e 90’.

Militantët serbë kishin vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale.

Jeta e vështirë e Modric nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e tij dhe tashmë i duhet edhe një fitore ndaj Francës për të qenë pretendenti numër një i "Topit të Artë".

Nga ana tjetër edhe Mario Mandzukic kur ishte fëmij ishte detyruar të shkonte si refugjat në Gjermani.

Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike.

Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat “Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi”.

"Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!", tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale dhe tashmë ata me shumë punë dhe vullnet kanë arritur të prekin ëndrrën e finales së Botërorit. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pochettino: Jam i kënaqur me performancën e ekipit, por i zhgënjyer për rezultatin
Liverpoolin barazon këtë rekord
Napoli i Hysajt barazon pa gola kundër Cervena Zvezdës (VIDEO)
Atletico Madrid fiton me përmbysje ndaj Monacos (VIDEO)
Përfundon spektakli, Liverpool fiton në minutën e fundit ndaj PSG (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media