Home Sport
United shumë pranë firmosjes me "yllin" e Realit
Manchester United tashmë prej disa muajsh është në tratativa me Real Madrid për të marrë shërbimet e sulmuesi uellsian, Gareth Bale.

Bale nuk ka pasur një sezon të mirë tek "Los Blancos" dhe ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar dhe pas kësaj ai është bërë objektivi numër një i Manchester United.

Sipas "Manchester Evening Neës", Bale është shumë pranë kalimit te klubi i Manchester United por fjala e fundit do i takojë uellsianit.

Më parë këtë javë, agjenti i Bale, Jonathan Barnett citohet të ketë thënë për ESPN FC: “Gareth do të flasë me trajnerin e Real Madridit Julen Lopetegui, dhe do të shikojë çfarë të bëjë”.

28-vjeçari është nën kontratë me kampionët evropianë deri në vitin 2022, por përballet me konkurrencë për një vend me spanjollët Isco dhe Marco Asensio. /albe.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjici hap ‘thesin’, kjo është premio që u jep lojtarëve pas kualifikimit në Champions
"Arena Kombëtare" merr pamje (VIDEO)
Skuadra e Kukësit ia marrin valles pas kualifikimit në Champions
Manchester City hidhet përsëri në sulm për mesfushorin e Juventusit
Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media