Home Sport
Gareth Bale takim me drejtuesit e Real Madridit
E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të qartësohet gjatë javës së ardhshme derisa ai do të mbaj takime të drejtpërdrejta edhe me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Shumica e lojtarëve të Real Madridit do të kthehen në stërvitje javën e ardhshme – me Bale që është gati të mësojë se a do të jetë në planet e Lopeteguit, e ku pritet që të përgatiten për sezonin e ri në La Liga.

Siç raporton Sky Sports News, përfaqësuesit e Bale pritet që po ashtu të udhëtojnë në Madrid këtë javë ku do të diskutojnë me presidentin e klubit Florentino Peres për të ardhmen e uellsianit.

Reali është lidhur me kalimin e Neymar, Mappes dhe Eden Hazardit këtë verë. Megjithatë, ata do të mund ta humbasin Bale pas largimit të Ronaldos në Juventus.

Por sipas disa raportimeve në orët e fundit Manchester United ende e dëshiron Bale. Megjithatë, për momentin, ende nuk ka ndonjë bisedë me përfaqësues të lojtarit për një lëvizje të këtillë të mundshme. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Disiplina: Nuk falen Partizani dhe Skënderbeun
Rojo largohet nga Manchester United
Dëmtohet Ramos, ‘’braktis’’ Spanjën
Granit Xhaka e pranon, Taulanti është më i talentuar se unë
Cristiano Ronaldo
Cafu tregon lojtarin që mund të zëvendësojë Ronaldon

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media