Home Sport
Gazetat spallonje e bëjnë fakt të kryer/ Mbyllet telenovela Modric, kontratë katër vjeçare
Luka Modric do të vazhdojë karrierën te Real Madrid, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga çështjet kryesore në merkaton e kësaj vere.

“AS” dhe “Marca”, gazetat më të mëdha të Madridit, në faqet e tyre on-line kanë shkruar se presidenti Florentino Perez e ka bindur kroatin që qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se dëshira e tij ishte të shkonte te Inter.

32-vjeçari do të firmosë kontratën e re me Real Madrid deri në qershor 2022 nga e cila do të marrë 10 milionë euro neto në sezon, dy milionë më shumë sesa merrte aktualisht.

Në këtë mënyrë Modric barazon pagën e Sergio Ramos duke u bërë futbollisti i dytë më i paguar në ekipin “Los Blancos”, vetëm pas Gareth Bale. Nesër pritet që të zyrtarizohet edhe firma e numri 10 mbi kontratën e re…

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Marcelo: I gjithë është faji im
Mbappe i jep fitoren PSG kundër St. Etienne (VIDEO)
Ish-lojtari i Tiranës shënon golin e parë te Barcelona (VIDEO)
Napoli i Elseid Hysaj ndalet në barazim nga Torino
Godet kundërshtarin, por thyen këmbën e tij (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media