Home Sport
Ish-kapiteni i "kuqezinjve" analizon kombëtaren: Nuk ka faj Panucci
“Nuk është koha për të krijuar krizë në ekipin kombëtar”, -thotë Altin Lala nëf jalët e para të bisedës telefonike me “Telesport”.

Ish-kapiteni i kuqezinjve, që tashmë i është përkushtuar botës së biznesit dhe menaxhimit të lojtarëve, pranon të bëjë një analizë të zgjeruar për ecurinë e ekipit kombëtar dhe kryesisht për debutimin në Ligën e Kombeve, ku në dy sfidat e para u morën tri pikë. Në momentin e parë të bisedës, sigurisht që vëmendjen kryesore e tërheqin dy ndeshjet e fundit, ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Altin Lala është realist dhe thotë se ka parë një skuadër jo të stabilizuar, ku sipas tij, me pak më shumë fat, Izraeli mund të na kishte mundur.

Gjithsesi, ish-mesfushori kuqezi tregon edhe arsyet e mungesës së stabilitetit. Kryesore janë mungesa e aktivizimit të lojtarëve në klubet përkatëse dhe tranzicioni i brezave.

Lala nuk fokusohet shumë te “senatorët”, por gjatë intervistës iu kushton analizë të zgjeruar lojtarëve të rinj, atyre që nesër do të mbajnë peshën kryesore në ekipin kombëtar. Kritikat ndaj trajnerit thotë se nuk janë të nevojshme, pasi nuk mund t`i faturohet atij dështimi për gjithçka, ndërkohë që shumë futbollistë nuk aktivizohen me ekipet ku luajnë.

Altin Lala thotë se vendin e titullarit në kombëtare e meritojnë ata lojtarë që aktivizohen rregullisht, pasi sipas tij, nuk mund të vish nga bankina dhe të japësh rendiment. Në intervistën e tij ekskluzive për “Telesport”, ish-mesfushori kuqezi, që ka luajtur mbi 79 ndeshje me fanellën e kombëtares, flet edhe për transferimin e Abazajt dhe Gurit në Belgjikë. Vlerëson shumë paraqitjen e Sindrit Gurit, duke e cilësuar një model për të gjithë lojtarët në Shqipëri, ndërsa për Abazajn sugjeron që të punojë më shumë, për të gjetur vendin e titullarit. Në fund, Lala komenton edhe Superligën Shqiptare, duke e vlerësuar pozitivisht trendin e zhvillimit, por thekson se problem mbetet ende mentaliteti i njerëzve të futbollit në Shqipëri.


Altin, si të është dukur kombëtarja në dy ndeshjet e fundit?

Nuk më është dukur shumë e stabilizuar si skuadër. Fitorja me Izraelin mbulon gjithçka në njëfarë mënyre, por edhe atë ndeshje mund ta kishim humbur. Izraeli krijoi disa raste, ndaj mund edhe ta humbnim atë lojë. Është një tranzicion, disa lojtarë kanë ikur, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe duan kohë të ambientohen. Kështu është kombëtarja, me ndërrimin e brezave.

Këtu doja të ndalesha pak, si e shikon këtë tranzicion?

Kjo është si medalja, që i ka të dyja anët. Mund të jetë hap para, ose hap mbrapa. Kombëtarja varet nga kualiteti që kanë lojtarët. Mbi të gjitha, personalisht e shoh edhe në këtë aspekt: në qoftë se lojtarët nuk aktivizohen vazhdimisht me klubet e tyre, këtë produkt do të kesh edhe me fanellën kuqezi. Eshtë shumë e vështirë të vish nga bankina dhe të kesh rendiment në ndeshjet e kombëtares. Ky është dhe një nga problemet, pasi shumica e lojtarëve nuk aktivizohen vazhdimisht me klubet e tyre.

A mund ta gjykojmë trajnerin në këtë situatë, pra a mund t`ia faturojmë atij përgjegjësitë?

Nuk do të ishte korrekte që t`ia ngarkojmë të gjitha përgjegjësitë trajnerit. Gjendja e skuadrës është e tillë dhe duhet ta pranosh realitetin. Nëse do t`ia ngarkosh fajin trajnerit kot, këtë mund ta bësh gjithmonë, se në fund fare trajneri ka postin e drejtuesit dhe mban kostot e veta. Në këtë rast, unë nuk e shoh që problemi është i trajnerit. Është çështja e grupit: disa lojtarë janë të dëmtuar, disa nuk kanë luajtur. Pra këto janë të gjitha problematika, që ka për momentin kombëtarja.



Jo vetëm kombëtarja A, por edhe ato të moshave kanë pasur probleme. Gjithsesi, ka disa lojtar të rinj, që kanë dhënë sinjale pozitive. Nëse i ke ndjekur edhe kombëtaret e moshave, në këndvështrimin tend, çfarë perspektive ka kombëtarja e madhe?

Unë mendoj se edhe kampionati shqiptar ka pasur zhvillim në përgjithësi. Unë e kam ndjekur dhe vazhdoj ta ndjek Superligën. Natyrisht që është më e lehtë pastaj të zgjedhësh. Pastaj është dhe tregu i huaj, sepse shumica e lojtarëve kanë lindur jashtë. Këto që luajnë në grupmosha mund të kenë gjasa në të ardhmen për t`i dhënë një suport kombëtares së madhe. Por, e gjitha, ku fillon dhe ku mbaron, është skuadra ku aktivizohen futbollistët. Në qoftë se lojtarët në skuadrat e tyre nuk luajnë, nuk mund të kenërendimet edhe në kombëtare. Aty vijnë vetëm për një javë, ndaj nuk mund të bësh dot asgjë, nëse nuk je aktivizuar. Trajneri ka në dorë vetëm të krijojë grupin dhe një sistem që të merren vesh më mirë me njëri-tjetrin. Kaq, nuk ka çfarë të bëjë më shumë trajneri. Pra, është kualiteti i lojtarëve që ka në dispozicion trajneri, pjesë e rëndësishme e kombëtares. Duke pasur grupin e mirë, atëherë edhe trajneri mund të bëjë më shumë. Kështu mendoj unë. Pra, është një kohë tranzicioni në kombëtare, por mendoj se në të ardhmen do të ndryshojë për mirë. Kombëtarja U-21 ka talente. Sidoqoftë, mua fjala “talent” nuk më pëlqen, kur flitet për një lojtar që është 21 apo 22 vjeç. Në këtë moshë nuk ka më talent, por duhet të jesh pjesë e një skuadre profesioniste. Talent mund të quhesh deri në moshën 19 vjeçare, pas kësaj moshe s`ka më talente. Pra, kjo është analiza ime në përgjithësi.

Gjatë këtyre dy ndeshjeve u aktivizuan disa futbollistë të rinj. Ndër ta ishte Egzon Binaku, që vjen nga Suedia. Si t`u duk paraqitja e tij?

Të them atë që është, edhe Binaku, pavarësisht se u aktivizua, pati disa luhatje. Për mbrojtësin është e rëndësishme në radhë të para faza difensive, pastaj sulmi. Ai duhet të ambientohet me kombëtaren, sepse janë ndeshjet e para. Ta nisësh nga fillimi me një skuadër nuk është e lehtë. Duhet të marrësh fillimisht detyrat e tua, të bësh lojën tënde difensive dhe më pas… Megjithatë, duhet parë më mirënë të ardhmen. Duke pasur parasysh edhe një lojtar si Ansi Agolli, që për vite me radhë ka qenë shtyllë e kombëtares, nuk është e lehtë ta zëvendësosh atë, por ja që kështu është futbolli. Është cikël, disa mbarojnë e disa vijnë. Edhe Ndoj, që e kam pasur unë te U-19 kur kam qenë trajner, ka kualitetet e tij, por duhet të bëjë më shumë. Këtë them: kur futesh në fushë, nuk ka më talent. Duhet të marrë secili përgjegjësinë për pozicionin që ka dhe të përkushtohet 120%. Vetëm kështu mund të arrish diçka me kombëtaren. Edhe Ndoj duhet të punojë më shumë dhe të marrë më tepër përgjegjësi. Pra, nuk është se ti je lojtar i ri dhe të falet, nëse bën gabime. Duhet të marrë secili përgjegjësinë e vet, jo vetëm lojtarët me eksperiencë. Kjo bën diferencën në fund.



Duke qenë se ti e njeh mirë kombëtaren, pasi jo vetëm ke luajtur me të, por edhe ke trajnuar; çfarë mendimi ke për ndërrimet, apo aktivizimet e trajnerit, për lënien në stol të Agollit, Lilës, apo aktivizimin e Ndojit, Binakut etj?

Unë kam qenë vetë pjesë e kombëtares, në moshë të re dhe të vjetër. Një trajner gjerman, Rehagel, ka thënë: Nuk ka lojtar të rinj apo të vjetër, ka lojtarë të mirë dhe të dobët. Kush ka formën më të mire, ai duhet të luajë. Natyrisht, me kombëtaren nuk mund të bësh shumë eksperimente. Ky është vendimi i trajnerit, sepse edhe të rinjve duhet t’u japësh besim, që të luajnë. Prandaj, e thashë edhe më lart që një lojtar i ri, që futet, nuk duhet t`i thuash se ti je i ri dhe të falet. Dakord, në dy ndeshjet e para, por kur ti je grumbulluar me kombëtaren dhe e njeh grupin, nuk quhesh më lojtar i ri. Përgjegjësinë, si një i ri, edhe një i vjetër, duhet ta kenë njësoj në kombëtare. Pra, të marrësh përgjegjësi do të thotëtë luash, të japësh rendiment dhe ta ndihmosh kombëtaren. Nga jashtë është e lehtë të flasësh, të gjithë janë kritikë, sidomos në Shqipëri. Ne nuk duhet të harrojmë se humbëm me Skocinë, që në mos të gaboj, ka qenë disa herë në Kampionatin Botëror. Në Shqipëri u bë nami. Natyrisht, duhet të fitojmë, por njeriu duhet të jetë dhe realist. Duhet të jemi realistë për të parë mundësitë që kemi për momentin. Nuk duhet t`i biem me sopatë kokës, në sensin që duhet të fitojmë me patjetër çdo ndeshje. Skocia është favorite në grup. Një ndeshje e kemi humbur, një tjetër e kemi fituar. Në dy sfidat e mbetura duhet përqendrim i madh. Në Izrael kemi treguar se mund tëfitojmë, edhe në Shqipëri mund tabëjmë këtëndaj Skocisë. Nuk është koha të krijojmë një krizë, edhe nga ana mediatike, në kombëtare. Kyështëmendimi im.




Si e komenton transferimin e Gurit dhe Abazajt në kampionatin belg?

Çdo lojtar që transferohet jashtë është shumë pozitive për Superligën Shqiptare. Eshtë një reklamë e mirë për çdo futbollist. Për sa e kam ndjekur unë Gurin, ai është aktivizuar më tepër, ndërsa Abazaj më pak. Në Belgjikë konkurrenca është shumë e madhe. Kampionati atje, 10-15 vitet e fundit, është më lart se në Hollandë, ndaj duhet të përballesh me shumë ritëm. Luhet futboll më agresiv se në Hollandë, sidomos nga ana taktike. Edhe në stërvitje duhet të ambientohesh. Në këto klube nuk të jep njeri kohë, që të ambientohesh. Ta japin shansin dhe duhet të kesh sukses direkt. Për mendimin tim, Guri ka ecur shumë mirë dhe më bëhet qejfi për të, e meriton. Ai duhet të jetë shembull për lojtarët që luajnë në Shqipëri, sepse e ka nisur te Korabi në Kategorinë e Dytë dhe ka arritur deri këtu. Mua më pëlqen edhe si djalë. Ka punuar mirë, në kampionatin shqiptar ka shënuar shumëgola. Iu dha rasti që shkoi në Belgjikë, po aktivizohet dhe më bëhet qejfi. Edhe me kombëtaren bëri mirë, pavarësisht se mund të kishte marrë 11-metërsh ndaj Izraelit. Besoj edhe te kualiteti i Abazajt, por duhet të japë më shumë. Në stërvitje duhet t`u tregojë trajnerëve se duhet të luajë dhe ky është sugjerimi im. Aty e fiton formacionin. Në përgjithësi ishin dy transferime shumë pozitive për Superligën në Shqipëri. Kjo duhet t`u japë shkas edhe djemve që aktivizohen në Shqipëri, se edhe nga atje mund të transferohesh në Europë. Edhe futbolli shqiptar duhet të nxjerrësa më shumë talente, që të bëjnë këtë hap dhe ta ndihmojnë më shumë kombëtaren.



Flasim pak për Altinin tani. U larguat nga futbolli i luajtur, pak eksperiencë si trajner, tashmë jeni fokusuar te menaxhimi. Sukses besoj, Milot Rashica?

Kam ikur që i vogël në Gjermani, 16 vjeç, edhe kam qenë shumë i disiplinuar në përgjithësi. Nuk dua të tregoj historinë time, por kam pasur shumë vështirësi, derisa arrita në nivele profesioniste. Këtu kam qenë gjithmonë i disiplinuar. 14 vjet kam luajtur në Hanover. Në Shqipëri nuk kam bërë ushtri, por e kam bërë atënë Gjermani (qesh). Edhe vetë kam dashur të jem i lire, sepse si trajner je më tepër te klubi, je i fokusuar, je 24 orë “non-stop”. Pra është shumë më e gjerë puna e trajnerit se sa të bësh vetëm dy orë stërvitje. Kam dashur deri diku që të jem i lirë vetë. Kjo ka qenë ideja ime, pavarësisht se më ka pëlqyer atë kohë që kam qenë si trajner. Eshtë shumë profesion i mirë, por edhe me shumë ngarkesë nga ana psikologjike. Unë jam pak impulsiv. Si trajner do tëndërrosh skuadra, mund të qëndrosh, apo të tëheqin, të ulesh apo të shkosh më lart, kurse me menaxhimin jam fokusuar thjesht për të ndihmuar lojtarë që kanë talent. Unë e ndihmoj intensivisht një talent dhe i tregoj rrugën e duhur, jo vetëm i mbyll një transferim. E shoqëroj atëgjatë gjithë kohës. Kjo më jep njëfarë kënaqësie, prandaj jam i fokusuar.

Pra, është punëpër kënaqësi,jo profesion?

Natyrisht që është edhe profesion. Duket sikur vetëm mbyll me anë të shkresave një transferim, por ka dhe gjëra të tjera. Duhet të shohësh anën e mediave, të shohësh lojtarin, anën psikologjike, t’i ndjekësh ndeshjet, tëshohësh gabimet që ka bërë. Unë e njoh futbollin, por ka edhe menaxher të tjerë, që mundohen thjesht të bëjnë biznes. Unë e shoh ndryshe këtë profesion, e përjetoj. Sepse ka disa menaxherëtë tjerë që thonë se do ta çoj lojtarin nga “A”te “B” dhe u krye puna. Unë i jap më tepër suport lojtarit kur aktivizohet, apo kur nuk aktivizohet. I jap mendim se si duhet të reagosh. Pra, nuk mbyllet puna kur transferohesh, aty nis puna. Qëllimi im është që një lojtar t’i marrë vetes maksimumin. Nëse e arrij këtë, kjo është kënaqësi për mua.

Aështë Milot Rashica një bast i fituar për ju?

Për mendimin tim, Miloti, ia ka thënë edhe trajneri i vet, edhe unë, nuk është i qartë se sa i fortë është, se çfarë potenciali ka. Pavarësisht se ka ardhur dy herë nga pankina, njëherë kundër Hanoverit dhe pastaj kundër Frankfurtit,në 45 minuta lojëka shënuar një gol dhe ka dhënënjë asist. E ka ndihmuar skuadrën po themi me tri pikë më shumë, sepse në ndeshjen e parë ishte duke humbur, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte barazim. Ai me ato pak minuta që ka pasur në dispozicion, ka bërë diferencën. Edhe lojtarët e klubit, edhe trajnerët që i njoh të dy, më thonë se ka kualitetet të jashtëzakonshëm. Ka nevojë edhe për pak më tepër ambientim në Bundesligë. Këtu është një ligë shumë dinamike në krahasim me ligat e tjera, vetëm Premier Liga mund t`i afrohet. Është shumë dinamike, nuk ke gjysmë sekondi pushim gjatë lojës. Edhe kur del topi jashtë, duhet të kesh kujdes se fillon loja sërish. Vetëm kur ke ndonjë korne, apo ndonjë ence, merr pak frymë. Ndryshe, është ligë shumë intensive. Aty duhet të ambientohet pak më tepër, porthem se Miloti është djalë i zgjuar dhe ka kualitet të jashtëzakonshëm.



Për sa i përket të ardhmes, a ke projektete të tjera, veç menaxhimit?

Personalisht, si trajner nuk ma merr mendja që të punoj, megjithëse nuk duhet thënë kurrë. Merrem pak me biznes dhe besoj se kam me çfarë ta shtyj kohën.

Shumë ish-futbollistë të kombëtares, përfshi Igli Taren, e kanë kritikuar Superligën. Ju e ndiqni kampionatin shqiptar dhe çfarë mendimi keni për të?

Po, po, e ndjek rregullisht, ndoshta jo të gjitha ndeshjet. Për mendimim tim trendi është pozitiv, është përmirësuar shumë kampionati. Stadiumet janë rregulluar, janë hapur akademi, po lëviz diçka në futbollin shqiptar. Unë e shoh pozitivisht. Natyrisht, ka shumë gjëra për t’u përmirësuar, por sërish në këto 10 vitet e fundit e shoh futbollin në mënyrë pozitive. Skënderbeu ka qenë dy herë në Ligën e Europës, çka nuk e kishte imagjinuar dot njeri. Kukësi ka pasur shanse të mira. Flamurtari është këtë vit me Ilir Dajën dhe grupin që ka krijuar. Pastaj, Tirana, Partizani…, e gjithë liga ka rritje. E shoh në një sens pozitiv. Natyrisht, akoma ka sa të duash për të rregulluar. Problemi është mentaliteti i njerëzve të sportit në Shqipëri, kjo është mbi të gjitha. Kjo duhet të ndryshojë që te fëmijët e vegjël, aty duhet të jetë mentaliteti i disiplinës, i sjelljes së mirë dhe i stërvitjes. Ka klube që kanë lojtarë, të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë shumë stërvitje. Po nuk bëre stërvitje, nuk bëhesh futbollist i mirë. Kam pasur një bisedë me Paolo Tramezanin, kur bëhej krahasimi mes Gjermanisë dhe Italisë. Në momentin që nuk i kushtua vëmendje, futbolli në Itali ra. Këtu në Gjermani stërvitja është më keq se në lojë. Unë, gjatë stërvitjes, i binte të merrja nga dy kartonë të kuq. Pra, këtu fillon gjithçka. /Telesport/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Arsenal kalon në avantazh ndaj Vorsklas (VIDEO)
Skandal në Angli, policia gjen kokainë dhee alkool brenda stadiumit të ri
Lazio e Strakoshës nuk gabon, fiton kundër Apollon në Olimpico (VIDEO)
Chelsea i falet Willianit, londinezët fitojnë minimalisht ndaj grekëve (VIDEO)
I kërkonin klubet më të mëdha të europës, Tare blindon dy yjet e Lazios

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media