Home Sport
FSHF ironizon me Erjon Braçen
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me interpelancën e sotme që u zhvillua në Parlament mes ministrit të financave, Arben Ahmetij dhe deputetit të PS-së, Erjon Braçe. Ky i fundit lëshoi akuza në drejtim të forta drejt FSHF duke e akuzuar se pranonte kontrata të dyfishta nga klubet dhe sigurimet e lojtarëve në shtet nuk janë me rrogat e tyre. shkruan albeu.com/

Reagimi i plotë i FSHF-së.
“FSHF si gjithmonë, ndjek me vemendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standartet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA”, është njoftimi i FSHF-së. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë kundërshtarët e Liverpoolit, Realit, Juves, PSG dhe Barçës në Champions (FOTO LAJM)
E FUNDIT/ Del kundërshtari i Real Madrid në 1/16 të Champions
Zbulohet kundërshtari i Liverpoolit në Champions
SHORTI/ Zbulohet kundërshtari i Barcelonës në Champions
Super përballje, zbulohet kundërshtari i PSG

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media