Home Sport
Deklarata befasuese e Sancho
Talenti i kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho po zhvillon paraqitje spektakolare me skuadrën e Borussia Dortmund në sezonin aktual.

Ditën e sotme, gazeta Bild ka publikuar një interviste me lojtarin ku tha se nuk kishte provuar ende birrë gjermane, një deklaratë e çuditshme pasi birra në Gjermani është pjesë e traditës.Ndër të tjera ai foli për sezonin që po kalon dhe kombëtaren e Anglisë.

“Më pëlqejnë shumë Shnizelat. Por birrë gjermane nuk kam pirë asnjëherë. Unë jam rritur në Londër, ku nuk ka asnjëherë qetësi. Këtu po. Mund të çlodhem pas stërvitjes, kam vendin tim. Jetoj bashkë me babanë tim. Jam lojtar driblues, direkt dhe me vetëbesim. Më pëlqen të punoj shumë. Gjithmonë kam parë video në Youtube të Ronaldinho-s.

Më pëlqente çfarë bënte me topin. Trajneri Southgate më telefonoi kur isha akoma në stërvitje. Jam befasuar, pasi jam akoma i ri dhe kam shumë për të mësuar. Jam mirënjohës që e ka ndjekur progresin tim në Bundesliga”, tha Sancho. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
Hysaj te Roma? Flet agjenti i lojtarit
Italia shkatërron Liechtensteinin
Zvicra mposht Irlandëm dhe mban gjallë shpresat për kualifikim
Spanjës i mjofton barazimi përballë Suedisë për tu kualifikuar në 'EURO 2020'

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media