Home Sport
"U habita që Gjermania nuk e sharkoi Joachim Low"
Ish-lojtari i Chelseat dhe Gjermanisë, Michael Ballack, ka thënë se ishte habitur, si shumë njerëz të tjerë, që trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, nuk ishte shkarkuar nga pozita pas dështimit në turneun e Kupës së Botës.

“Si shumë njerëz të tjerë, edhe unë u habita që ai arriti ta mbajë pozitën e trajnerit. Ai ka punuar për një kohë të gjatë me këtë skuadër dhe nganjëherë duhet të thuash se gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë kur qëndron një kohë të gjatë në një ekip të caktuar”, ka thënë Ballack, i cili ka bërë 98 paraqitje për Gjermaninë.

“Si një person jashtë skuadrës, shpresoja që Lowi do të kishte sukses për të mirën e Gjermanisë, sepse kur ke lojtarë të talentuar, nuk duhet të flasësh për gjëra të tjera dhe kjo gjë ndodhte para Kupës së Botës”.

“Kupa e Botës ishte shumë zhgënjyese dhe ekzistojnë arsyet për këtë gjë që ndodhi. Ato duhet të analizohen me të vërtetë dhe jo vetëm të thuhet: “Do ta analizojmë këtë”, kur veçse është marrë vendimi për ta mbajtur trajnerin. Kjo nuk është analizë e vërtetë”.

“Nuk duhet të jetë vetëm një person i cili i merr këto vendime. Duhet të ketë më shumë njerëz brenda Federatës Gjermane dhe duhet të ketë një strukturë më të mirë. Mendoj se kjo gjë mund të përmirësohet. Por, kjo nuk ka të bëjë me performancat në fushë. Kjo mund të jetë si arsyetim për lojtarët nganjëherë, por gjërat e tilla nuk duhet të lihen mënjanë”, përfundoi Ballack.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ardhmja e Asensios në dilemë, Reali gati ta largojë
Gati për ndeshjen me Mayweatherin, Khabib bën lëvizjen drastike
Zyrtare: Porteri i Manchester Cityt merr pasaportë kosovare (FOTO LAJM)
Lë pas dëmtimin, De Bruyne kthehet të luaj për Cityn
Kjo është skuadra që Messi i ka shënuar më shumti gola

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media