Home Sport
“Ndiej neveri për kombëtaren e Spanjës”
Ish-lojtari i Barcelonës, Oleguer Presas ka dhënë një intervistë interesante për “Panenka” ku ka bërë publike ndjenjat e tij në lidhje me kombëtaren e Spanjës. Kujtojmë që ish mbrojtësi luajti për 8 vite me Barcelonën, por asnjëherë nuk arriti të lunate me kombëtaren.

Nuk do ti bashkohesha një kombëtareje që nuk më përfaqëson mua në asnjë aspect. Përkundrazi, më bën të ndiej neveri për atë që përfaqëson. Biseda me Luis Aragones ishte shumë e hapur, e sinqertë dhe e qetë. Nuk mund të ndihesha rehat atje, por përveç kësaj nuk më interesonte. Nuk kam parë apo ndjekur një Kampionat Europian ose një Kupë Bote, kjo nuk do të thotë asgjë për mua.

Duke qenë në qendër të gjithçkaje, disa më shihnin si një ikonë për atë çfarë thashë dhe disa të tjerë më urrenin. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për këtë”, tha ish-lojtari i Barcelonës. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Van Dijk me fjalë të mëdha për Shaqirin
Ky është dueli më i "frikshëm" i Champions në këtë fazë
E jashtëzakonshme, kampioni ia doli! Shumacher çohet në këmbë
Boksieri shqiptar fiton me nokaut ndaj Aldo Collianderit
Cristiano Ronaldo rilkthehet në Madrid

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media