Home Sport
Mërgim Mavraj merr pasaportë greke (FOTO LAJM)
Mërgim Mavraj është grek. Zyrtarisht, me letra e kemi fjalën. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës.

Në një postim në “Instagram”-in e tij, qendërmbrojtësi i përfaqësueses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”. Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera. Gazeta pyeti vetë futbollistin për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.

• Pse i duhet pasaporta?

Mërgim Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se Gjermania nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi ta sakrifikojë dokumentin dhe të mbajë vetëm pasaportën shqiptare. Poe, pse i duhet pasaporta greke? Në fakt, nuk ka të bëjë shumë me Greqinë, pasi shqiptarët në Greqi prej vitesh nuk konsiderohen ekstrakomunitarë dhe rrjedhimisht kjo nuk i kushtëzon asgjë profesionalisht.

Por mund t’i duhet pasaporta greke nëse një ditë vendos të udhëtojë drejt SHBA-së apo Kanadasë, apo nëse në një të ardhme do të transferohej në një kampionat europian, aty ku shqiptarët quhen ekstrakomunitarë dhe kjo i pengon shumë për të siguruar kontratën që dëshiron.

Mavraj nuk është i pari dhe as i vetmi yll i Kombëtares që merr pasaportën e një vendi tjetër. Pak muaj më parë ka aplikuar edhe Armando Sadiku për t’u pajisur me pasaportë bullgare. Arsyeja mbetet e njëjtë: kështu nuk konsiderohet ekstrakomunitar në Spanjë, Itali, Zvicër, apo Gjermani. Kujtojmë që Mavraj ka edhe pasaportë diplomatike, me të cilën shteti shqiptar pajisi gjithë ekipin Kombëtar pas kualifikimit në “Euro 2016”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Lukaku te Interi? Këto janë lajmet e fundit për sulmuesin belg
Këto janë ndeshjet e javë së 23 të Kategorisë Superiore
Formacionet zyrtare: Chelsea - Manchester United
Klopp tregon se kush do të luaj në mbrojtje kundër Bayern Munich
Klopp: Shaqiri mund të luaj kundër Bayern Munich

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media