Home Sport
Lorik Cana rrëfehet për "hallet" e dasmës në Prishtinë
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana është rrëfyer në emisionin “Rudina” në Klan. Ai u ndal te “hallet” e dasmës së organizuar në Prishtinë si dhe zbulon si u njoh me gruan e tij, por nuk harroi të fliste pak edhe për djalin e tij, Bojkenin.

"Unë kam qenë 7 vjeç, kur e kam lënë Kosovën dhe kam shkuar gjithandej, kurse Monika italiane ka jetuar gjithmonë në të njëjtin qytet. Kam qenë unë, që e kam ndikuar më shumë për të qenë shqiptare se sa ajo mua. Patjetër që ka qenë diçka që është bërë në mënyrë shumë natyrale.

Është një person që ka ndryshuar perspektivën e jetës. Ajo ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe kupton shumë mirë shqip. Tirana ndonjëherë nuk të mundëson të mësosh shqip, sepse ajo, kur është në vështirësi, flet italisht dhe të gjithë e kuptojnë.

Jemi mirë dhe besoj se djali është diçka, që e ka pasuruar familjen tonë. Djalit i flas gjithë kohën shqip. Ne kemi 7 vite bashkë dhe 4 vite martesë me Monikën. Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta, por erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare.

Na doli dasma krejtësisht nga kontrolli (qesh). Në Kosovë, njerëz të Monikës kanë qenë vetëm prindërit. Por, tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi patur shumë intime, kanë qenë 50 vetë.

Më pas, në jetën tonë erdhi Bojken. Unë kam patur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam patur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të.

Tani, kur më duhet të iki për punë, më merr malli shumë për të. Bojken sapo ka mbushur 3 vjeç, jemi shpërngulur në Tiranë dhe ai ka filluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por, akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka.

Kemi qenë në ambientet e një restoranti, kur jemi parë për herë të parë. Para se të largohesha nga restoranti, pa i folur fare, i dhashë numrin tim të telefonit kamarieres dhe ajo i’a çoi. Dy ditë më vonë ajo më shkruajti dhe u takuam e filluam të njihemi dhe të frekuentohemi”, tha Lorik Cana. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vlerat në treg/ Hysaj në vend të dytë, njihuni futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares (FOTO LAJM)
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
"Duhet të shkosh në prokurori më këto akuza", debat mes Andi Lilës dhe Salvador Kaçajt
Shtyhet "El Clasico", do të luhet në dhjetor?
Sherri masiv në stadium, UEFA nis hetimin për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media