Home Sport
Kaos te kombëtarja, dëmtohen dy futbollistë, vijnë dy të tjerë
Kombëtarja vazhdon përgatitjet intensive në prag të ndeshjes së ditës së dielë përballë Izraelit në Beer Sheva. Federata Shqiptare e Futbollit njofton për dy ndryshimet e momenteve të fundit për shkak të dëmtimeve.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panuçi, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brënda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”, është njoftimi i FSHF-së. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Befason Coman, është 22 vjeç dhe mendon pensionimin
Sadiku kthehet te Lugano ?
E FUNDIT / McGregor dënohet me gjobë dhe 6 muaj heqje patente
klopp00
Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpool para ndeshjes ndaj Napolit
Goditjet e dënimit, Messi shënon më shumë se Juventus e Reali

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media