Home Sport
Ze Maria: Largohem me pengje nga Tirana
Trajneri i Tiranës, Ze Maria doli sot në një konferencë për të njoftuar largimin përfundimtar me nga skuadra e Tiranës. Ai u shpreh se ndihet fajtor për rezultatet e dobëta dhe se ndihet i zhgënjyer që nuk i kënaqi tifozët.

“E mbyllim ashtu si e nisëm. Një vit e 6 muaj më parë u takuam këtu. Është e drejtë që të largohem duke folur sërish me të gjithë, pa zgjedhur njërin apo tjetrin për intervistë. Sot jam i juaji, mund të bëni pyetjet që dëshironi. Ndërkohë falënderoj klubin, ju gazetarët, ishte një periudhë rritjeje në karrierën time, kam njohur njerëz që duan të mirën e këtij klubi.

Jam i kënaqur që kam qenë pjesë e kësaj familjeje dhe si në çdo familje, ka pasur probleme, gjëra të mira e jo të mira. Si në një martesë, kur ajo nuk shkon mirë kërkohet zgjidhje dhe ndonjëherë divorci është i domosdoshëm dhe tani momenti erdhi.

Një falënderim të veçantë për tifozët, më vjen keq që nuk i kemi pasur gjithnjë ë stadium, për probleme të tjera. Uroj të shihemi së shpejti, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë gjurmë pozitive në Shqipëri”, tha Ze Maria. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vlerat në treg/ Hysaj në vend të dytë, njihuni futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares (FOTO LAJM)
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
"Duhet të shkosh në prokurori më këto akuza", debat mes Andi Lilës dhe Salvador Kaçajt
Shtyhet "El Clasico", do të luhet në dhjetor?
Sherri masiv në stadium, UEFA nis hetimin për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media