Home Sport
Berisha: Të shmangim humbjen me Izraelin, Skocia vendimtare
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ishte sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Izraelin. Berisha tha se në këtë takim duhet të shmangim humbjen ndërkohë që ndeshjen me Skocinë e konsideroi si vendimtare.

“Mundësitë ekzisttojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak. E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi.

Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë. Momentalisht ka shumë prurje te ekipi i parë.

Është e vështirë për ne që jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt”, tha Berisha. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dessa Nunes, një tifoze hot nga Brazili për Napolin (FOTO LAJM)
Ekziston mundësia që Gattuso të shkarkohet
Besiktas në krizë financiare, Pepe pranë largimit
Botërori klubeve 2018, mësohen rivalët e Real Madrid dhe River Plate
Çmendet Arsenali, ofron 45 milion euro për yllin argjentinas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media