Home Sport
Grezda kërkon maturi në ndeshjen me Izraelin
Sulmuesi i kombëtares, Eros Grezda pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Izraelin që do të zhvillohet ditën e dielë në kuadër të Ligës së Kombeve. Grezda foli për disa tema ndërkohë që për ndeshjen me Izraelin tha se mjafton një rezultat pozitiv.

"Izraeli ka cilësi dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist, sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan. Nga ajo miqësore me Turqinë, që e fituam, me sa mbaj mend nuk do të jenë vetëm Roshi e Sadiku. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë.

Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin ndaj Jordanise. Trajneri e di më mirë nëse do të luajmë me 3 apo 4, unë në çdo rast do të jap maksimumin gjithmonë.Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante.

Kam folur me trajnerin Gerrard para se të vija këtu. Më kërkoi t’i tregoja nëse isha gati, pastaj do të vendosim nëse jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje. Është mirë sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panuçi por edhe nga Gerrard, edhe pse kam një muaj me të. Nuk mund të bëjë krahasime mes Panuçit dhe Gerrardit, janë 2 tipa të ndryshëm”, tha Grezda. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Befason Coman, është 22 vjeç dhe mendon pensionimin
E FUNDIT / McGregor dënohet me gjobë dhe 6 muaj heqje patente
klopp00
Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpool para ndeshjes ndaj Napolit
Goditjet e dënimit, Messi shënon më shumë se Juventus e Reali
Milan largon nga skuadra mesfushorin e talentuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media