Home Sport
De Biasi trajner i Lazios?
4 ndeshje dhe asnjë fitore për skuadrën e Lazios në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit Simone Inzaghi mbi të cilin kanë rënë përgjegjësitë për këto rezultatet nga skuadra.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “torinogiornata.it”, një emër i ri ka dalë në horizont për të zëvendësuar Inzaghin në detyrën e trajnerit te Lazio. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Kombëtare Shqiptare, Gianni De Biasi i cili aktualisht nuk ka drejtimin e asnjë ekipi.

Duket se De Biasi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Claudio Lotito. Ky do të ishte një shans i mirë për De Biasin, pasi Lazio është një ekip i përmasave ndërkombëtare.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ska pësuar disfatë
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
Hysaj te Roma? Flet agjenti i lojtarit
Italia shkatërron Liechtensteinin
Zvicra mposht Irlandëm dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media