Home Sport
Paraqitje impresionuse në Serie A, Veseli rinovon kontratën me Empolin
Frederik Veseli do të vazhdojë të jetë pjesë e Empolit edhe për katër vitet e ardhshme. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar ka rinovuar deri në qershor të vitit 2022 me skuadrën e Serisë A.

Paraqitjet e mira të 26-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e Empolit për ta blinduar Veselin, i cili duhet thënë se është protagonist edhe në ekipin Kombëtar, ku shumicën e ndeshjeve është aktivizuar si titullar.

Për sa i përket prezencave me Empolin këtë sezon, shqiptari numëron plot 9 të tilla në 14 javë kampionat. Skuadra e Empolit po lufton për të siguruar qëndrimin në Serinë A, ku momentalisht mban vendin e 17-të me 13 pikë, 2 më shumë se Bolonja e vendit të 18-të.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Messi fantastik, shikoni këtë statistikë të frikshme të pleshtit
Barcelona deklason Levanten (VIDEO)
I jashtëzakonshëm, Messi realizon HAT-TRICK ndaj Levantes (VIDEO)
Messi i pandalshëm, Barcelona thellon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)
Barcelona dyfishon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media