Home Sport
Nga braktisja e punës te ndarja me të dashurën, këto janë çmenduritë e tifozëve për ndeshjen River-Boca
Futbolli është një lojë që luhet më së shumti për tifozët. Ata jetojnë më pasionin që të jenë të gatshëm të shikojnë edhe një ndeshje tjetër në jetën e tyre, ata e adhurojnë japin çdo gjë për këtë sport. Nuk kanë fund surprizat në prag të super finales midis Boca Juniors dhe River Plate.

Një tifoz i Bocas, i cili quhet Cristian, ka udhëtuar nga një “cep” i globit në tjetrin, për të mbështetur nga afër ekipin e zemrës së tij.

“Në të njëjtën ditë kur nuk ishte bërë zyrtare që ndeshja do të luhej në “Bernabeu”, preva biletën. Isha i shqetësuar derisa çdo gjë të bëhej zyrtare, u largova nga shtëpia ku jetoja, u ndava nga e dashura dhe e lashë punën të shkoja të shikoja ndeshjen”, u shpreh tifozi argjentinas.

Joakin është rasti tjetër. Nga fundi tjetër i botës, më saktësisht nga Sidney, na tregon situatën e tij teksa shprehet: “Dy muaj më parë arritëm në Sidney, krijuam filialin atje, mblodhëm shumë njerëz, u mblodhëm së bashku për të ngrënë, për të parë lojërat. Kam kaluar nga Australia në Kore, 18 orë ndalesë dhe pastaj në Madrid”. Ky pra është futbolli, nuk mund të jetosh dot pa të.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
Hysaj te Roma? Flet agjenti i lojtarit
Italia shkatërron Liechtensteinin
Zvicra mposht Irlandëm dhe mban gjallë shpresat për kualifikim
Spanjës i mjofton barazimi përballë Suedisë për tu kualifikuar në 'EURO 2020'

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media