Gazeta gjermane: Rashica mund të luaj nga fillimi ndaj Dusseldorfit
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica pritet ta nis nga minuta e parë ndeshjen e radhës që Werder Bremen e zhvillon kundër Dusseldorfit.
Rashica në janarin e vitit 2017 nga Vitesse e Holandës u transferua në Gjermani te Werder Bremen, por ende nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit te skuadra që drejtohet nga Florian Kohfeldt.
22-vjeçari nga Vushtrria që është paraqitur në gjashtë ndeshje për Bremen këtë sezon, pritet të jetë titullar ndaj Dusseldorfit në fundjavë.
“Trajneri i Werder Bremenit pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, por edhe në sulm. Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të jenë në dy krahët e sulmit të Werder Bremenit për ndeshjen kundër Dusseldorfit. Paraqitja e Rashicës në këtë ndeshje do të jetë rast i mirë për t’u treguar i suksesshëm”, ka shkruar “meinwerder.de”.