Home Sport
Muastafi flet për golin që shënoi ndaj Manchester Unitedit
Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, shënoi golin e parë në barazimin 2:2 mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit në “Old Trafford”.

Ai tha se më shumë dëshironte fitoren e skuadrës se kët

“Kishim shumë raste për të shënuar, bëmë aksione të mira dhe patëm shumë harkime në zonë, por ishim të pafat. Duhej të ishim më të kujdesshëm, pasi United na ndëshkoi në dy gabimet tona”, ka thënë Mustafi.

“E rëndësishme për ne ishte të mos humbnim dhe të ruanim këtë ecuri prej të pamposhturish, por duhet të kishim fituar. U pa dhe mungesa e Granitit në fushë, pasi të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është ai për ne”, ka shtuar mbrojtësi shqiptar.

Më pas, Mustafit iu kujtua se ka shënuar gjithmonë në ndeshjet e mëdha për Arsenalin dhe si mbrojtës që është, kjo është diçka për rekord.

“Po, kam shënuar kundër Tottenhamit, që është gjithmonë një gol me vlera të mëdha. Dhe tani kundër Unitedit, nuk mund të them që nuk jam i lumtur për këtë fakt, por fitorja për skuadrën kishte më shumë rëndësi, e jo këto shifra individuale”, përfundoi mbrojtësi i “Topçinjve”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Messi fantastik, shikoni këtë statistikë të frikshme të pleshtit
Barcelona deklason Levanten (VIDEO)
I jashtëzakonshëm, Messi realizon HAT-TRICK ndaj Levantes (VIDEO)
Messi i pandalshëm, Barcelona thellon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)
Barcelona dyfishon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media