Home Sport
Cana kujton disa nga momentet më qesharake me Etrit Berishën
Ditën e djeshme u bë prezantimi i fondacionit “Cana 5” i drejtuar nga vetë lojtari Lorik Cana, i cili së fundmi ka treguar një moment epik kur ka qenë pjesë e Kombëtares.

Kapiteni legjendar ka folur për një episod në një grumbullim të Kombëtares dhe në dhomën e hotelit ai qëndroi me portierin Etrit Berisha.

“Ishim në një grumbullim radhe dhe qëndroja në dhomë me Etrit Berishën. U çova për të shkuar në tualet, por e kisha fikur dritën. Kur u ktheva, mendova se jam pranë shtratit tim dhe aty në terr, nisa të prek me duar krevatin për t’u ulur.

Por, isha te shtrati i Etritit dhe në fund preka e atë. Ai u çua i trembur dhe bërtiti. Mbaj mend që tha: “Aman o burrë se na bëre me zemër. Ju nga Gjakova jeni të frikshëm. Plus që kemi edhe 10 ditë në grumbullim, ku i dihet” – tha kapiteni legjendar i Shqipërisë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Marcelo: I gjithë është faji im
Mbappe i jep fitoren PSG kundër St. Etienne (VIDEO)
Ish-lojtari i Tiranës shënon golin e parë te Barcelona (VIDEO)
Napoli i Elseid Hysaj ndalet në barazim nga Torino
Godet kundërshtarin, por thyen këmbën e tij (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media