Home Sport
Pesë klubet të bllokuar në Tatimet
E mbani mend që sezonin e shkuar Flamurtari nuk luante dot në Kupat e Europës prej problemeve financiare? Edhe që Kamza nuk i nisi fare procedurat për licencim sepse ishte e bllokuar në Tatime? Po Tiranën që nuk mori asnjë lek megjithëse kishte luajtur para dy vitesh në Europë?

Epo, ja që situata jo vetëm nuk ka ndryshuar, por është bërë edhe më e zymtë. Përveç Tiranës, Flamurtarit dhe Kamzës, listës së ekipeve të Superiores që janë me llogari të bllokuara, sepse nuk kanë shlyer detyrimet tatimore, i janë shtuar edhe Luftëtari e Kastrioti. Si të tilla nuk licencohen nga UEFA.

Të jemi të qartë, të gjitha këto klube mund ta përmbysin këtë situatë nëse gjejnë mundësitë të likuidojnë detyrimet, por deri dje, kur gazeta bëri një hulumtim të thjeshtë për situatën e tyre në raport me Tatimet, rezultojnë me llogari të bllokuara.

Nuk ka alarm më të madh financiar sesa të shohësh gjysmën e klubeve të elitës së futbollit që janë me llogari të bllokuara. Por, mbi të gjitha, në këtë formë diktohet edhe gara e gjithë kampionatit deri në fund të sezonit. Po, sepse kështu i bie që 5 klubet me probleme financiare të mos licencohen për të marrë pjesë në Kupat e Europës dhe rrjedhimisht të mos luftojnë fare për këto vende deri në fund.

Por, po t’i shtojmë kësaj liste edhe Skënderbeun e dënuar nga UEFA me 10 vite, rezulton që vetëm katër klube sot për sot të mund të luftojnë për Kupat e Europës. Shqipëria ndërkaq çon pikërisht katër klube në Europë: 1 në Ligën e Kampioneve dhe tre në Ligën e Europës. Tani pyetja shtrohet: pse duhet të luftojnë këto katër klube për Europën, kur ato e kanë automatikisht të siguruar pjesëmarrjen?

Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi, në gjendjen që është sot Superiorja, e kanë të garantuar që shkojnë në kupat e Europës. Pra, këto skuadra kanë luksin që më së pari të sigurojnë mbijetesën dhe së dyti të luftojnë për titullin kampion.

Ky i fundit, përveç prestigjit, mund t’u garantojë të ardhura më të mëdha, sepse pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve shpërblehet nga UEFA më shumë sesa Liga e Europës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Messi fantastik, shikoni këtë statistikë të frikshme të pleshtit
Barcelona deklason Levanten (VIDEO)
I jashtëzakonshëm, Messi realizon HAT-TRICK ndaj Levantes (VIDEO)
Messi i pandalshëm, Barcelona thellon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)
Barcelona dyfishon rezultatin ndaj Levantes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media