Home Sport
Po i lutet Barças ta kthejë? Babai i Neymari-it zbulon të vërtetën
Babai i Neymarit, Neymar Santos Sr. i ka quajtur të rreme lajmet se i biri i tij është duke u përgjëruar të kthehet në Barcelonë.

Mediat botërore, ato në Spanjë në veçanti, kanë raportuar vazhdimisht se Neymari mund dhe dëshiron të kthehet në La Liga, dhe ato të së premtes e kanë detyruar babanë e tij të reagojë në rrjetet sociale, duke mohuar çdo gjë.

Ai u largua nga gjiganti katalonas në verën e vitit 2017 për një shumë rekord absolut botëror, 222 milionë euro.

El Mundo raportoi sot se Neymar është duke u përgjëruar të kthehet në "Camp Nou", duke pohuar se i ka telefonuar drejtuesve të klubit plot pesë herë për t'ia mundësuar kthimin.

Sipas El Mundo, 26-vjeçari e ka shprehur zhgënjimin dhe pendesën për largimin nga Spanja.

Por, Neymar Santos Sr. megjithatë, i ka hedhur poshtë këto lajme përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Debutim ëndrrash, Cikalleshi gjen rrjetën me skuadrën e re (VIDEO)
Ne i shohim super në formë, si duhet të kujdesen për veten sportistët
Douglas Costa i rikthehet stërvitjes me Juventusin
Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali dhe Barcelona sfida të vështira
Shpërthen Wanda Nara: Kush flet për mua duhet të ketë b**e (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media