Home Sport
Kupa e Italisë, Juventus me dy mungesa të rëndësishme
Juventusi e ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen në udhëtim ndaj Bolognës në Kupën e Italisë, me Mario Mandzukicin dhe Joao Cancelon që mungojnë.

Juve dhe Bologna do të ballafaqohen në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë të shtunën në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Max Allegri ka konfirmuar se Cancelo do të rikthehet për finale të Superkupës kundër Milanit më 16 janar.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë nuk është i përfshirë për ndeshjen ndaj Bolognës në fundjavë.

Edhe Mandzukici do të mungojë, bashkë me Juan Cuadrardon dhe Andrea Barzaglin.

Skuadra e plotë e Juves për ndeshje ndaj Bologna: Szczesny, Perin, Pinsoglio, Siano; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Kean, Bernardeschi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Milani dhe Interi bjenë dakord për ndërtimin e stadiumit të ri (FOTO LAJM)
Agim Canaj nis punën në Shkodër: Vllaznia një perlë e futbollit shqiptar
Edi Paloka: Ishte bere Panucci si Rama, milioner që nuk bënte asnjë punë FOTO LAJM)
Zyrtare: Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë të Botërorit
Sherri me Biglia-n, Kessie mendon largimin nga Milani

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media