Home Sport
Tuchel: Pogba është i jashtëzakonshëm
Në prag të super ndeshjes Manchester United – Paris Saint Germain, kanë filluar shqetësimet për Thomas Tuchel.

Trajneri i kampionëve të Francës fillimisht ka pranuar lajmet e hidhura për Neymar dhe Cavani, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Së fundmi, Tuchel ka komentuar edhe kundërshtarët, ku është shqetësuar rreth francezit Paul Pogba.

“Paul është talent i jashtëzakonshëm me shumë aftësi. Ai është lojtar kyç. Ai është i fuqishëm me topin, dhe shumë rrallë e humb posedimin, është i fortë në situatat 1 kundër 1 dhe mund të bëjë diferencën në shumë situata. Ai është një lider dhe luan si i tillë” ka thënë Tuchel për Pogba.

“Ai është shumë i rrezikshëm në sulm, krahas Martial – Ata janë shumë të rrezikshëm në partneritet. Pogba është i rrezikshëm edhe nga jashtë zonës” ka thënë ndër të tjerash Tuchel. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
De Ligt te Barcelona? Frenkie de Jong jep mendimin e tij
Eleminimi nga Champions nuk mund t'ia mohonte ketë çmim Ronaldos
Gjarpërinjtë helmues detyrojnë legjendën e Milanit të punojë nga shtëpia
Ronaldo dhe Agnelli takim sekret, vendoset e ardhmja e skuadrës
Legjenda e Barcelonës: Është e pamundur të përshkruash Messin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media