Home Sport
Kjo është arsyeja pse Ronaldo festoi në stilin e Paulo Dybalas
Shënoi gol të bukur me kokë dhe festoi si Dybala, Ronaldo është sensibilizuar me shokun e tij të skuadrës.

Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje – mori pjesë të goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë dhe asistoi për atë të tretë.

Në momentin kur shënoi golin e dytë ai festoi në stilin e shokut të tij të skuadrës, Paulo Dybala, në shenj solidarizimi për situatën e vështirë që po kalon te “Zonja e Vjetër”, por edhe duke i dhënë sinjale Allegrit se dëshiron të luajë me 25-vjecarin.

Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio, për “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, sfidë të cilën e fitoi Juventusi 3-0.

“Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur”, u shpreh Di Canio.

“Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë”.

“Lind pikërisht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, shtoi mes tjerash Di Canio. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Interi i ofron rinovimin e kontratës Mauro Icardit
Xherdan Shaqiri ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit para ndeshjes ndaj United (FOTO LAJM)
Lionel ​Messi dhuron 200 mijë euro për fëmijët në Kenia
Fitore në frymën e fundit, Roma hap garën për vendin e 4 në renditje (VIDEO)
Valverde për Messin: Çdo ekip ka lojtarë të mirë, por ne e kemi më të mirin në botë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media