Home Sport
Zyrtare: Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë të Botërorit
Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim në SHBA, rreth 2 vite më parë.

Në atë kampionat, sportisti shkodran u rendit i katërti pas rumunit Dumitru, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet antidoping, duke u detyruar t’ia dorëzojë medaljen Qerimajt, i cili e mori atë në një ceremoni pasditen e së hënës.

Për Qerimajn, kjo medalje erdhi në kohën e duhur, pasi peshëngritja po vërteton se është i vetmi sport në Shqipëri që ka këto suksese.

Ndërsa për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, kjo medalje e Qerimajt duket si një rinisje e këtij sporti.

Javën e ardhshme në Gjeorgji do të zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe sportistët shqiptarë tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre për këtë eveniment nga i cili shpresohet që të dalin me medalje.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pepe do largohet nga Lille, Bayern favorit për të nënshkruar me bomberin
Bonucci i premton tifozëve Champions-in sezonin tjetër
Higuain: Nuk dilja nga shtëpia pasi kisha frikë nga njerëzit
Wanda ironizon Ronaldon: Këtë sezon e vetmja gjë që bëri ishte ndeshja me Atleticon
Pritjes i vjen fundi, Neymar pritet të startojë sot

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media