Home Sport
Ternana i hap telashe trajnerit të ri të Kombëtares
Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, duke ndjekur kështu dinastinë italiane të De Biasit dhe Panuçit. Ish-tekniku i Atalantas, Lazios dhe Napolit ka shtrënguar dorën me Armand Dukën, kreun e FSHF-së, dhe ditën e mërkurë do të jetë në Shqipëri edhe për prezantimin e tij.

Kontrata e tij parashikon një rrogë pak më të lartë se ajo e Christian Panuçit, por jo ndonjë ekzagjerim (22-23 mijë euro në muaj). Megjithatë, lajmi i fundit që vjen nga Italia, sipas "Ginaluca di Marzios", ka të bëjë me ndihmës trajnerin dhe bashkëpunëtorin e Rejas.

Alessandro Calori kishte bërë gati valixhet, por Ternana, klubi që ende e ka nën kontratë, edhe pse e ka shkarkuar, nuk i ka dhënë "dritën jeshile".

Kështu, Reja do të vijë vetëm, në pritje të shohë nëse Calori lirohet ose, të opsionojë për dikë tjetër, duke mbajtur fillimisht Ervin Bulkun si ndihmës. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ka pësuar disfatë
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
Hysaj te Roma? Flet agjenti i lojtarit
Italia shkatërron Liechtensteinin
Zvicra mposht Irlandëm dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media