Home Sport
PSG në krizë të thellë, 4 yje pranë largimit
Pas blerjeve të Marcin Bulka, Bakker, Herrera dhe Sarabria, Paris Saint Germain ka hedhur sytë nga organika e saj.

Kampionët e Ligue 1 po kërkojnë që të formojnë një skuadër konkuruese për sezonin e ardhshëm dhe Thomas Tuchel i ka idetë e qarta. Gjithsesi, përveç shpenzimeve, parisienët kërkojnë që të ruajnë boshtin e skuadrës së sezonit të shkuar.

Kështu, 4 futbollistët Edinson Cavani, Thiago Silva, Layvin Kurzawa dhe Thomas Meunier janë futur në muajit e fundit të kontratës dhe marrëveshja me ta duhet të marrë zgjidhje. Të gjithë do të jenë të lirë të negociojnë me ekipet e reja që prej 1 janarit dhe koha te PSG është mjaft e shtrenjtë.

Gjithsesi, fillimisht PSG duhet të marrë konfirmimin e lojtarit për të nisur negociatat dhe më pas i duhet t'i ofrojë kontratën që e bind të qëndrojë gjatë në "Parc des Princes".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gotze nuk pendohet për kalimin te Bayern
"Më ka lënë mbresa", Ilda flet për marrëdhënien me Bekim Balajn (FOTO LAJM)
Presidenti i Bayern: Sane po vjen
Balotelli rikthehet në Serinë A, pranë firmës me skuadrën e njohur
Plas te Juve, Ronaldo kapet me Sarrin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media