Home Sport
32 vite më parë, kur Fadil Vokrri luantë kundër Anglisë (VIDEO)
Në stadiumin e Crvena Zvezdas në Beograd, më 11 nëntor të vitit 1987, Fadil Vokrri e kishte zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Kombëtares së Jugosllavisë. Në këtë ndeshje, ai kishte pësuar disfatë 4:1 kundër Anglisë.

Kosova pësoi mbrëmë disfatë 5:3 kundër Anglisë në stadiumin e Southamptonit, "St.Mary’s", në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, 32 vjet më parë, Fadil Vokrri, i cili konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë në histori të futbollit kosovar, kishte pësuar disfatë me epërsi më të thellë kundër anglezëve, por si përfaqësues i Jugosllavisë e jo i Kosovës.

Anglia e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 4:1, falë golave të Peter Beardsley (4’), John Barnes (17’), Bryan Robson (20’) dhe Tony Adams (25’). Ndërsa, golin e vetëm për Jugosllavinë e kishte shënuar Srecko Katanec, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Në mesin e futbollistëve që dolën si startues në fushën e stadiumit të Crvena Zvezdas ishte edhe Fadil Vokrri, i cili e mbante fanellën me numër nëntë, përderisa në atë kohë luante për Partizanin e Beogradit.

Disfata në këtë ndeshje kishte qenë më e thella në histori për Jugosllavinë që nga disfata 6:1 kundër Skocisë në miqësore më 12 shtator të vitit 1984, ku Vokrri e kishte shënuar golin e vetëm për Jugosllavinë.

Kjo kishte qenë paraqitja e fundit e Vokrrit për Jugosllavinë, përkundër që i kishte shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje. Por, kjo ndeshje e bindi trajneri Ivica Susic të ftojë disa lojtarë të rinj, si Safet Susicin, që atë kohë luante për Paris Saint-Germainin.

Vokrri e vazhdoi karrierën me Partizanin edhe dy vjet të tjera, ndërsa pastaj vazhdoi në Turqi dhe Francë. Pas pensionimit dhe pas fundit të luftës në Kosovë, Vokrri u kthye në vendlindje dhe u bë drejtor sportiv i Prishtinës.

Më 16 shkurt të vitit 2008, ai u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe e mbajti këtë pozitë deri në vdekje, më 9 qershor 2018. Ndër arritjet e tij më të mëdha ishte anëtarësimi i Kosovës në FIFA e UEFA në vitin 2016.



/Express/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Neymar shpëtuesi i PSG, i siguron sërish fitoren në frymën e fundit (VIDEO)
Reali mposht me meritë Sevillën, prek kreun e klasifikimit (VIDEO)
Reali zhbllokon ndeshjen përballë Sevillas (VIDEO)
Dortmund nuk merr më shumë se një pikë përballë Frankfurt (VIDEO)
Endri Çekiçi magjik, realizon supergol në Slloveni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media