Home Sport
Sokol Kushta: Reja një nga më të mirët, çdo lojtar i ri duhet të përkrahet dhe jo kritikohet
Kombëtarja shiqptare, ka bërë një paraqitje shumë të mirë mbrëmjen e djeshme, duke fituar Islandën dhe ka kthyer tërësisht klimën në favorin e saj.
Pas humbjes me Francën, të shumta ishin kritikat nga tifozët dhe jo vetëm, të cilave iu kthyen përgjigjet në fushë nga lojtarët kuqezinj.

Sokol Kushta, ish-lojtari i Kombëtares, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka kërkuar që pas kësaj fitore t’i kërkohet falje Bares dhe është shprehur se Reja ishtë nga më të mirët duke analizuar lëvizjet që ai ka bërë nga stoli. Gjithashtu ai është shprehur se çdo lojtar i ri duhet të përkrahet dhe jo kritikohet.

Statusi i Kushtës:

“Urime për fitoren e bukur Kombëtares.. Fituseit nuk gjykohen, por analizohen. Është nga herët e pakta që kombëtaria jonë reagon pozitivisht nga një humbje shkaterruese si ajo e Francës.

Jo në drejtimin sportive, por psikologjik dhe fizik, këtu duket dora e një prej trajnerëve më të mirë në Europë. Ai arriti të vendos balancën në psikologjinë e ekipit, rinovoj ekipin për 4 ditë dhe kjo u duk në reagimin pozitiv të ekipit kur mori golin e dytë.

Gjithmonë ekipi jonë bie nga ana psikologjike dhe fizike, por kjo nuk ndodhi këtë herë, e kundërta, shenoi dy herë dhe u rrit fizikisht me ndërimet që bëri.

Po të vëmë re dhe parametrat fizik, mbajtja e topit dhe taktika e trajnerit ishin të dukshme superiore karshi një kundërshtari të fortë, krahas shumë lojtarëve të rinj dhe premtues.

Doja të uroja Baren për të dyja ndeshjet e shkëlqyera. Ishte një përgjigje e fortë për shumë skeptikë që nuk nguruan të hidhnin baltë mbi të. Minimumi duhet të heshtnin dhe të kërkonin falje per të. E them për Baren dhe duhet të jetë mësim për çdo lojtar të ri që vjen te kombëtarja, që duhen përkrahur dhe ndihmuar në momentet e para. Suksese për ndeshjen me Turqinë..”

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Neymar shpëtuesi i PSG, i siguron sërish fitoren në frymën e fundit (VIDEO)
Reali mposht me meritë Sevillën, prek kreun e klasifikimit (VIDEO)
Reali zhbllokon ndeshjen përballë Sevillas (VIDEO)
Dortmund nuk merr më shumë se një pikë përballë Frankfurt (VIDEO)
Endri Çekiçi magjik, realizon supergol në Slloveni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media