Home Sport
Telenovela Neymar, ky është vendimi i fundit i PSG
Neymar qëndroi tek Parisi pavarësisht se dëshira për tu larguar ishte e madhe.

Por sipas asaj që raporton e përditshmja italiane "TuttoSport" drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka vendosur që ta largojë brazilianin gjatë merkatos dimërore.

"Ne jemi të hapur për të folur për lojtarët, por nuk u arrit marrëveshja," tha drejtori gjatë verës, duke shpjeguar se arsyeja pse Neymar nuk u largua ishte për shkak të mungesës së një oferte të pranueshme.

"Nëse dikush dëshiron ta blejë atë, atëherë mund të paraqesin një ofertë dhe ne do të shohim nëse i kënaq të gjitha palët".

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ishin klubet të lidhura me lojtarin gjatë merkatos së verës dhe duket se kjo sagë transferimi ka ende disa kapituj për të kaluar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Milani humb, por Rike Roçi zbukuron "San Siron" (VIDEO)
Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë (VIDEO)
Sherr masiv mes lojtarëve të Kukësit dhe Tiranës, çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)
Startin e këtij sezoni, Barcelona e kishte përjetuar para 25 viteve
Rei Manaj shënon në Spanjë, mposht Malagën e Sadikut (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media