Home Sport
Menaxheri i Martinez bën deklaratën "bombë": E shoh Lautaron në Barcelonë
Beto Yaque, Menaxheri i Lautaro Martinezit, e ka tronditur Interin, duke e thënë haptazi se do të ishte e mrekullueshme ta shihte sulmuesin zikaltër duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë.

Martinez është duke kaluar nëpër formë jetësore, dhe mbrëmë shënoi het-trik për Argjentinën kundër Meksikës, në një ndeshje miqësore.

Në 14 ndeshje deri tani për Argjentinën, ai i ka shënuar plot 12 gola.

"Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur përkrah Messit në Barcelonë", tha Yaque për TyC Sports.

Martinez dhe Inter do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi të dy ekipet ndodhen në të njëjtin grup.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë (VIDEO)
Sherr masiv mes lojtarëve të Kukësit dhe Tiranës, çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)
Startin e këtij sezoni, Barcelona e kishte përjetuar para 25 viteve
Rei Manaj shënon në Spanjë, mposht Malagën e Sadikut (VIDEO)
Barcelona nuk di të fitojë në transfertë, mposhtet nga Granada (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media