Home Sport
Startin e këtij sezoni, Barcelona e kishte përjetuar para 25 viteve
Humbja e mbrëmshme ndaj Granadës e konfirmoi se forma që Barcelona po kalon është e keqe dhe duhet të ndërmirren hapa urgjent për përmirësimin e gjendjes.

Blaugranët e nisën keq kampionatin me humbje nga Athletic Bilbao 1:0. Pas kësaj, lojtarët e Valverdes u këndellën duke fituar 5:2 ndaj Betisit dhe të gjithë menduan se Barcelona e frikshme u rikthye.

Por nuk ndodhi aspak kështu. Barcelona u ndal me barazim në javën tjetër nga Osasuna 2:2, për të fituar më pas 5:2 ndaj Valencias dhe krejt në fund, mbrëmë u turpëruan nga Granada 2:0.

Barcelona pas 5 xhirove ka grumbulluar 7 pikë, të cilat janë më së paku që nga viti i largët 1994, ku kishin grumbulluar pikët e njëjta si në këtë sezon, 7.

Përveq kësaj, Barcelona ka pranuar 9 gola vetëm për 5 ndeshje, gola këto që viteve tjera nuk i merrnin gati për tërë sezonin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fantastike Luiza Gega, fiton medalje bronzi në 'Lojërat Olimpike Botërore 2019'
Veterani turk me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin
Feston legjenda e Arsenal, mbush 70 vjeç
Kërkoi transferimin te Barcalona, Neymar sqaron situatën
Rikthehet Champions, këto janë ndeshjet e sotme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media