Home Sport
Futbollisti argjentinas kërcënohet me jetë, i bëjnë presion mbi familjen
Lojtari i Boca Juniors, Ramon Abila, nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, teksa është kërcënuar nëpërmjet një telefonate.

Sipas asaj që shkruan “La Nacion”, të premten në mbrëmje sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe ka marrë një kërcënim për të dhe familjen e tij.

Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë kërcënuar me jetë.

Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte.

Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes.

Kjo pritet të ndikojë edhe në formën futbollistike të lojtarit, i cili nuk është aspak i qetë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Formacioni i kombinuar me lojtarët e Juventusit dhe Barcelonës (FOTO LAJM)
Formacionet zyrtare, Krasnodar-Chelsea
"Hajde djema! Të gjithë së bashku deri në fund", nuk përmbahet CR7, ja si e motivon Juven për sfidën ndaj Barcelonës (VIDEO)
"Mos i paso Vinicius, është kundër nesh", Benzema reagon për herë të parë rreth skandalit (VIDEO)
Barcelona në Superligën e Evropës? Vjen reagimi i FIFA-s

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media