Home Sport
De Biazi alternativa e parë për të marrë drejtimin e Sampdorias
Giani De Biasi mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre pas një pauze të gjatë.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është pranë akordit me klubin e Sampdorias në Serinë A.

Sipas "Sky Sport", drejtuesit e dorianëve kishin si alternativë kryesore Gattuson, por kjo mundësi ka sfumuar, pasi ish-trajneri i Milanit, pas një takimi me presidentin Ferrero, nuk u bind nga projekti i klubit duke refuzuar përfundimisht ofertën.

Media italiane bën me dije që De Biasi është alternativa e parë për momentin për të marrë drejtimin e Sampdorias.

Listës i janë shtuar së fundmi edhe teknikët Giusepe Jakini dhe Claudio Ranieri.

Pritet që në ditët e ardhshme të merret vendimi përfundimtar përsa i përket trajnerit që do të drejtojë Sampdoria
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
E TRISHTË/ Palermo shpall falimentin
Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas
Allegri te Manchester United, Juventus "mbush xhepat"
Ernest Gjoka debuton me humbje, Shkëndija mposhtet në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media