Home Sport
Vendosi të largohej nga Bayern Munchen, Muller drejt Premier League
Thomas Muller mund të përfundoj në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit derisa i po e konsideron largimin nga Bayern Munchen.

Sulmuesi gjerman ka qenë pjesë e Bayernit për 11 vjet, duke ndihmuar gjigantët gjerman të fitojnë tetë tituj të Bundesligës, pesë triumfe në Kupë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.

Por pas ardhjes së Philippe Coutinhos, Muller nuk po mund më të gjejë hapësira në formacion.

Kontrata e tanishme përfundon ën vitin 2021 dhe mbetet të shihet se çfarë çmimi do të kërkojë Bayerni për të.

Manchester United është skuadra që po e kërkon Mullerin dhe mund të filloj bisedimet me skuadrën dhe agjentin e futbollistit.

Djajtë e Kuq ishin të interesuar për të edhe në vitin 2014-15, kur Louis van Gaal ishte i gatshëm të paguaj 80 milionë euro, ofertë kjo që u refuzua nga bavarezët.

Arsenali ka qenë gjithashtu admirues afatgjatë i sulmuesit, i cili ka shënuar 38 gola në 100 paraqitje për ekipin e parë të Gjermanisë.

Dhe Bild raporton gjithashtu se trajneri i Liverpool , Jurgen Klopp ishte i prirur të nënshkruante me Muller në vitin 2017, por Bayerni nuk pranoi të dëgjonte ofertat në atë kohë.

Me United veçanërisht të prirur për të forcuar radhët e tyre sulmuese pas një fillimi të mjerueshëm të sezonit, ata mund të kthehen për një ofertë të re kur afati kalimtar të rihapet në fillim të vitit të ardhshëm.

Kovac kohët e fundit sugjeroi që Muller nuk është më një fillestar i garantuar dhe tha: “Kur të ketë nevojë, ai do të marrë minutat e tij”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
E TRISHTË/ Palermo shpall falimentin
Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas
Allegri te Manchester United, Juventus "mbush xhepat"
Ernest Gjoka debuton me humbje, Shkëndija mposhtet në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media