Home Sport
Wilder e konfirmon rimeçin me Fury
Deontay Wilder ka këmbëngulur se gatishmëria e tij për ta pranuar rimeçet me Luis Ortiz dhe me Tyson Fury është një përpjekje e pakrahasueshme për lavdi.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC-së Wilder do të përballet me Ortizin më 23 nëntor dhe tha se edhe rimeçi me Fury do të ndodhë patjetër.

I pyetur nga Sky Sports nëse rimeçi i pritur me britanikun do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, boksieri amerikan tha: “Po, patjetër. Jam i gatshëm. Edhe një rimeç”.

“Shikoje rrugën që po e marr. Çfarë duhet tjetër të dëshmoj? Kush e ka marrë rrugën që po e marr unë? Nuk jam i obliguar të ndeshem me të përsëri. Unë jam kampion, çfarë duhet të bëj”, shtoi ai.

“Do të ndeshem me Ortizin, pastaj Furyn dhe pastaj për unifikim: një kampion, një forcë, një emër. A e dini sa e mahnitshme do të ishte kjo?”, pyeti ai.

Meçi i vitit të kaluar për titull të WBC-së mes Wilder dhe Fury u mbyll pa fitues.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Konflikti Katalonjë–Spanjë, Guardiola: Europa të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin
"Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër", Zidan: Në merkaton e janarit do blejmë lojtarë
Pochettino merr një ftesë të veçantë nga futbollistët e Tottenhamit
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media