Home Sport
LISTA/ "Camp Nou" mbushet "full", Barcelona është skuadra më e ndjekur nga tifozët
Kampionatet në Europë janë ndalur për t’u lënë vendin ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës dhe tani është koha për bilancet paraprake të startit të sezonit, ndërsa janë publikuar edhe të dhënat mbi praninë e tifozëve në stadiume.

Skuadra më e ndjekur nga shkallët e stadiumit, është Barcelona, që ka pasur mesatarisht 79 mijë e 731 tifozë në çdo ndeshje që ka luajtur në “Camp Nou”, e ndjekur nga Borussia e Dortmundit me 78 mijë e 312 tifozë.

Vendi i tretë por me shifra mjaft befasuese, mbahet nga Bayern Munchen, që ka një stadium me kapacitet 75 mijë tifozë, ndërsa mesatarisht në shkallët e “Allianz Stadium” ka 74 mijë persona, duke lënë shumë pak vende bosh.

Ndonëse në një krizë rezultatesh dhe prej disa sezonesh larg vendeve të larta të renditjes, Manchester United vazhdon të ketë spektatorët besnikë në shkallët e “Old Trafford”, me një mesatare të konsiderueshme prej 67 mijë e 138 tifozësh në çdo ndeshje.

Vendi i pestë mbahet nga fansat e Realit të Madridit, që mirëpret në shkallët e “Santiago Bernabeut” një mesatare prej 63 mijë e 158 tifozësh në çdo takim. Një përmirësim të ndjeshëm në numrin e spektatorëve dhe rrjedhimisht në renditjen e skuadrave më të ndjekura, ka pasur edhe Interi.

Zikaltrit janë entuziazmuar nga emërimi i Contes në skuadër dhe merkatoja interesante, që ka ringjallur shpresat për të luftuar për tituj, ndërsa në javët e para në shkallët e stadiumit “San Siro” ka pasur mesatarisht 60 mijë e 881 fansa.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pochettino merr një ftesë të veçantë nga futbollistët e Tottenhamit
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
E TRISHTË/ Palermo shpall falimentin
Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media