Home Sport
Buffon: Sarri ka sjellë stimuj të rinj, Interi rivali kryesor për titulll
Pas një viti në Paris, të gjithë prisnin që Gigi Buffon të “varte dorezat në gozhdë”, por gardiani italian vendosi të rikthehet sërish te Juventusi, i joshur nga dëshira për të triumfuar në Europë me bardhezinjtë, ndërsa flet me superlativa për trajnerin Sarri.

“Sarri ka ide të qarta dhe ne kemi dëshirë të bëjmë përqafojmë një ide ndryshe të lojës, krahasuar me 10 vitet e fundit. Filozofia e tij në pëlqen, pasi lojtarët e mëdhenj kanë nevojë për stimuj të rinj. Ai ka një eksperiencë shumë të madhe dhe ka prekur majat pikërisht me Juventusin. Ka shumë bindje që ia transmeton skuadrës, ndërsa ne jemi gati t’i përqafojmë idetë e tij”, tha Buffon.

Më pas portieri i bardhezinjve u rikthye të flasë për përballjen e të dielës në mbrëmje në “San Siro” ndaj Interit, duke theksuar se zikaltrit mbeten rivalët e tyre kryesorë për titullin kampion të Serisë A.

“Ishte një ndeshje e luftuar, prej ku arritëm të marrim maksimumin. Megjithatë nuk kam as më të voglin dyshim që Interi do të jetë rivali ynë kryesor për titullin kampion. Kjo pasi njoh mënyrën e punës së Contes, njoh Marottën, por edhe shumë prej futbollistëve, që janë të një niveli të lartë”, deklaroi legjenda e klubit bardhezi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
E TRISHTË/ Palermo shpall falimentin
Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas
Allegri te Manchester United, Juventus "mbush xhepat"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media