Home Sport
Te Reali bëhen gati për transferimin e Eriksenit
Drejtuesit e “Los Blancos” po planifikojnë përfshirjen e lojtarit danez në muajin janar në organikën e drejtuar nga Zidane.

Mesfushori i Tottenhami rikthehet në axhendën e Madridit dhe me këtë rast drejtuesit nuk kanë ndërmend të lënë mënjanë mundësinë që ofron tregu, teksa e lanë t’u ikte shansi gjatë verës, pasi Zinedine Zidane dëshironte me çdo kusht Paul Pogbanë.

E vërteta është se Manchester United nuk pranoi të negocionte asnjëherë, pavarësisht dëshirës së kampionit të botës për të nënshkruar për klubin e bardhë. Pogba është ende në pritje, por mundësitë që ai të largohet nga “Old Trafford” janë zvogëluar me kalimin e kohës.

Tottenhami ka bërë një përpjekje të re dhe të fundit për të kërkuar rinovimin e kontratës së Eriksenit, por ndërkombëtari daneze është i qartë se ditët e tij në Premier League do të përfundojnë më 30 qershor.

E tillë është situata dhe, siç ka mësuar “MARCA”, Daniel Levy, president i ekipit anglez, ua ka bërë të qartë njerëzve të tij më të besuar se duhet të punojnë në kërkim të një oferte që mund të sigurojë para për arkat e Tottenhamit në muajin janar, pasi në qershor 2020 mesfushori do të largohej me parametër zero.

Drejtuesit e Realit po lëvizin me kujdes absolut në këtë çështje. Ata nuk duan të kalojnë vijën e kuqe dhe do të presin deri më 1 janar para se të mbyllin një marrëveshje të mundshme me lojtarin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
E TRISHTË/ Palermo shpall falimentin
Ronaldo ka një motiv shtesë për t’i shënuar Bolognas
Allegri te Manchester United, Juventus "mbush xhepat"
Ernest Gjoka debuton me humbje, Shkëndija mposhtet në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media