Home Sport
Emre Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi
Emre Can ka konfirmuar se nuk është i lumtur tani te Juventusi, por beson se do të ketë një rast për të luajtur përsëri kur të kthehet nga Gjermania.

Gjithashtu Emre Can u la jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampioneve nga Sarri.

“Unë nuk jam i lumtur tani në Juve”, ka thënë fillimisht mesfushori pas barazimit 2-2 të Gjermanisë ndaj Argjentinës mbrëmë.

“Nuk jam duke luajtur shumë për momentin. Kam luajtur shumë sezonin e kaluar, veçanërisht në ndeshje të rëndësishme, për Juventusin, dhe gjithashtu kam luajtur mirë”.

“Nuk kam pasur një shans këtë sezon, por tani mendoj se, kur të kthehem në klub, do të kem një rast për të luajtur përsëri”.

“Jam padyshim mirënjohës për Joachim Loë sepse nuk kisha luajtur shumë dhe ai më thirri përsëri”.

“Kjo është arsyeja pse unë thjesht isha i lumtur që kisha luajtur përsëri”, përfundoi Can.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
14 vite bashkë, martohet sportisti i njohur në një ceremoni luksoze (FOTO LAJM)
Kjo është arsyeja pse La Liga nuk pranon që 'El Classico' të luhet me 18 dhejtor
Medalje Championsi, buzhuteri dhe parfume, dalin pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid (FOTO LAJM)
Thirrje raciste, United fillon hetimet kundër Liverpool
Juventusi - Lokomotiva e Moskës, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media