Home Sport
Pochettino merr një ftesë të veçantë nga futbollistët e Tottenhamit
Tottenham nuk po kalon një moment të mirë. Spurs, që në sezonin e kaluar arritën deri në finalen e Champions League, kanë grumbulluar vetëm 11 pikë në tetë javët e para të Premier League në këtë sezon.

Një rendiment që ka vënë në diskutim pozicionin e trajnerit Mauricio Pochettino-s, i cili mund të ngushëllohet nga gjesti i bukur që kanë bërë lojtarët e tij.

Siç ka bërë të ditur "The Sun", futbollistët e Tottenham kanë ftuar për darkë argjentinasit për t'i treguar mbështetjen e tyre.

"Kur merr një mesazh nga lojtarët që të ftojnë për një darkë bashkë me stafin teknik kjo mund të thotë dy gjëra: ose duan të të thonë lamtumirë, ose duan të të tregojnë se janë me ty".

"Dhe unë besoj se e kanë bërë për arsyen e dytë. Nëse do të donin të përshëndeteshin me mua, do ta kishin bërë këtu, jo për darkë", ka thënë Pochettino.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albeu.com ju sjell pamje reth atmosferës në "Air Albania Stadium" (VIDEO)
E njëjta histori vijon akoma, tifozët kërkojnë bileta në tregun e zi
Shqiptarë nga Anglia dhe Maqedonia e Veriut për të parë Shqipëri-Francë (VIDEO)
Flamuj kuqezi gjithandej, "TKZ" "pushtojnë" rrugët e Tiranës (FOTO LAJM)
Malaga në krizë të thellë, Sadiku luan në humbjen ndaj Alcorcon

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media