Home Sport
Lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, Reja pritet të bëjë befasinë!
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja brenda pak ditësh do publikojë listën e lojtarëve për dy ndeshjen e muajit nëntor për kualifikueset e Europianit, konkretisht ndaj Andorrës dhe Francës.

Ka ende disa dilema të fundit, por trajneri italian pritet të marrë vendim befasues duke mos përfshirë Myrto Uzunin në listën e parë të kuqezinjve. Gjithashtu pak dilema mbeten mbi debutimin e ri, Florian Kamberin, nëse dokumentacionet do të mbyllen brenda kohës.

Për të vazhduar më tej, Lindon Selahi e ka konfirmuar për vetë faqen zyrtare të klubit se do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy takime. “Sport Ekspres” ka zbuluar edhe dy detaje të reja, atje ku Taulant Xhaka dhe Taulant Seferi kanë ndërruar vendet në një farë mënyre, nisur nga lista e fundit, pavarësisht se me rolet e tyre janë të ndryshme.

Xhaka ishte në listën e pritjes dhe Seferi ishte në listën e parë. Këtë herë do të jetë e kundërta, teksa mesfushori i Bazelit e ka marrë ftesën për listën e parë, ndërsa talenti Seferi do të jetë në listën e pritjes.



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
ZYRTARE/ Ibra largohet nga SHBA, ka një mesazh emocionues për tifozët e Los Angeles Galaxy
Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me çekët përmes fotografive (FOTO LAJM)
Presidenti i Milanit në telashe, Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite burg
Talli në Twitter Mendy për ngjyrën, Bernardo Silva e pëson keq
Goditi keq trajnerin e Freiburg, vjen dënimi ekstrem për kapitenin e Frankfurtit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media