Home Sport
E BUJSHME/ De Biasi te Napoli?
Napoli po kalon një moment të vështirë këtë sezon, duke u mundur në kampionat nga Roma dhe më pas duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Salcburgut në Europa League.

Lojtarët janë kundër klubit, klubi është kundër Ancelottit, me presidentin De Laurentiis i cili bën përgjegjës trajnerin për rebelimin e lojtarëve.

Dukshëm ndërmjet palëve ka një krisje të madhe, aq sa ka bërë që trajneri të mendoj largimin përpara se vetë presidenti ta shkarkoj.

Sipas “TuttoSport”, Gianni De Biasi shihet si favorit për të marrë drejtimin e klubit duke pasuar Ancelottin që në largim e sipër.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, është një profil që mund t’i përshtatet shumë mirë situatës që po kalon Napoli. Mund të rikthehej qetësinë brenda grupin, ka eksperiencë, mbi të gjitha është një trajner pa shumë kosto.

De Biasi nga ana e tij do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e bluve në këtë pikë qoftë dhe me një kontratë deri në fund të sezonit.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
De Biasi xheloz që la Shqipërinë e jo për stadiumin e ri, flet edhe Igli Tare
Shqipëri-Francë, statistikat e ndeshjeve mes dy kombëtareve
Po vinin nga Kosova për të ndjekur kuqezinjtë, policia bllokon fishekzjarrë dhe kapsolla në autobus
Prag ndeshja Shqipëri-Francë, mediat më të famshme franceze thurin elozhe për stadiumin "Air Albania"
Kosovë-Angli, Rashica mposht Rashfordin me statistika (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media