Home Sport
Ferdinand tregon vizitën në shtëpinë e Ronaldos: I pari që investoi për fizikun, gjeta 10 veta në dhomë
Rio Ferdinand ka kaluar një kohë të konsiderueshme me Kristiano Ronaldo, teksa të dy kanë qenë pjesë e Mançester Junajtud. Ekip i cili në atë kohë drejtohej nga Aleks Ferguson dhe qëndronte në majën e Europës dhe Premier League.

Së fundmi, ish-mbrojtësi Ferdinand tregon se Ronaldo ishte i pari që investoi vërtetë për mirëmbajtjen e fizikut të tij, ndërsa gjatë një vizite në shtëpinë e portugezit gjeti 10 veta të gjithë në shërbim të sulmuesit të Juventus. “ Ronaldo është 34-vjeç tashmë dhe sërish mbetet në top. Dhe ka qenë në dy lojtarët më të mirë për më shumë se një dekadë. Ai ishte personi i parë që pashë të investonte aq shumë për fizikun, duke bashkuar një ekip. Bëra një vizitë në shtëpinë e tij dhe pashë 10 veta. I thashë kush janë këta njerëz, çfarë po ndodh?

Më tregoi se një ishte shefi që kujdesej për ushqimin, një tjetër ishte fizioterapisti e më pas trajneri personal. Në momentin kur u largua nga Junajtid ishte futbollisti më i mirë në botë. Ai ishte në rrugën e duhur. Ronaldo dhe Lebron Xhejms (ylli i NBA) kanë investuar shumë para për të krijuar ekipin e duhur rreth vetes, në mënyrë që të perfeksionojnë trupin dhe mendjen për të performuar më pas vazhdimisht në nivelet më të larta”, u shpreh Ferdinand.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
ZYRTARE/ Ibra largohet nga SHBA, ka një mesazh emocionues për tifozët e Los Angeles Galaxy
Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me çekët përmes fotografive (FOTO LAJM)
Presidenti i Milanit në telashe, Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite burg
Talli në Twitter Mendy për ngjyrën, Bernardo Silva e pëson keq
Goditi keq trajnerin e Freiburg, vjen dënimi ekstrem për kapitenin e Frankfurtit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media