Home Sport
Dalin formacionet zyrtare të supersfidës Tirana-Vllaznia
Do të startojë në orën 18:00, “klasikja” e futbollist shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Pritet që të luhet në një atmosferë realisht të zymtë. Dhe kjo, jo vetëm prej shirave që kanë pushtuar vendin, por për tifozët. Stadiumi do të jetë zyrtarisht bosh.

Bardheblutë e Ahmataj vijnë në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Teutës, ndërkohë që shkodranët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi. Në 11 javë kampionat, Tirana ka arritur të sigurojë 18 pikë, duke u renditur në vendin e tretë, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 7-të me 15 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Trajneri Jonuz ka ulur në stol plot 5 lojtarë. Lekaj, Kruja, Ualusimbi, Zogaj dhe Shtubina e kanë humbur vendin në formacion. Nga ana tjetër Ahmataj vazhdon të rreshtojë një Tiranë sulmuesi me Halilin, Kobina, Kale dhe Ngo nga minuta e parë.

TIRANA – VLLAZNIA ora 18:00



FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinjo, Maranhao. Trajner: M. Jonuz
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi i "copëtuar" nga dëmtimet e lojtarëve
E BUJSHME/ Tare synon ta sjellë Muriqin te Lazio
Pas largimit të Pochettinos, Kane ka një mesazh prekës për argjentinasin
E BUJSHME/ CR7 martohet në fshehtësi me Georginën (FOTO LAJM)
Nga Griezmann të Coutinho, njihuni me 10 dështimet e këtij sezoni

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media