Home Sport
Shënoi golin e fitores, Costa: Ia dedikoj të dashurës sime (FOTO LAJM)
"Isha në një pozicion playmakeri dhe e kisha të vështirë të gjeja hapësira. Kështu, duke folur dhe me Bonucci dhe Dybalan, vendosa të lëvizja në krahun e majtë".

Këto janë fjalët e para të Douglas Costa në një intervistë për “Sky Sport” mbi golin vendimtar në ndeshjen mes Lokomotivës së Moskës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve.

Braziliani, i cili hyri nga stoli, shënoi në minutat e fundit të ndeshjes duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin Juventusit.

Në gol fantastik, i thënë dhe vetë nga autori i saj. “Kur kalova dy mbrojtësit pashë që kisha hapësirë ??për të shkuar drejt qendrës, Higuain u tregua i zgjuar duke më dhënë një top me thembër, atëherë arrita të qëndroj i qetë dhe të shënoj.

“Ishte një veprim shumë i bukur, falë edhe Higuain. Është goli më i bukur i karrierës time. Nuk jam mësuar ta heq fanellën pas një goli, por ishte një moment emocionues”.

Costa ka dhe një dedikim special për golin e shënuar.

"Golin ia dedikoj të dashurës time, Natalhia: " Është një person i rëndësishëm për mua, më ndihmoi në një moment të vështirë dhe unë e shpërbleva atë me një gol por unë do të vazhdoj t’i jap edhe trëndafila”, përfundojë mbrojtësi i Juventus.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ka sërish gol në Parc des Princes (VIDEO)
Përfundojnë pjesët e para të takimeve të Ligës së Kampionëve, ja rezultatet
Zhbllokohet sfida në Camp Nou (VIDEO)
Mbledhja te Ministria e Financave, Fidel Ylli: Ja kur do t’i japim zgjidhje përfundimtare problemeve
Juventus e nis mbarë Champions-in, Morata gjenial (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media