Home Sport
"Air Albania Stadium", Basha e quan sajesë dhe ngre dyshime
Nga Fieri kreu i PD, Lulzim Basha komentoi vendosjen e emrit “Air Albania” për stadiumin e ri që do të inaugurohet në Tiranë.

Për Bashën është e dyshimtë se si kompania ajrore shqiptare, të cilën e quan sajesë gjeti paratë për ti vënë emrin stadiumit, ndërsa gishtin e drejton nga kryeministri Rama të cilin e akuzon përsëri për qeverisje fasadë.

“Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonësë është një sajese shumë e dyshimte papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vëne emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj.

Ndryshe nga kjo qeveri që ka vetëm fasadën për mua dhe PD në zemër të vizionit tonë për të nxjerrë vendin nga kriza është një biznes i çliruar nga bandat, një biznes i fuqizuar i përtërirë”, tha Basha.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Klinsmannit i ikën nga duart fitorja (VIDEO)
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Interi dhe Roma ndajnë pikët, përfiton Juventus (VIDEO)
Sadiku realizon dopietë dhe i dhuron fitoren Malagas (VIDEO)
Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media